Connect with us

Rajon

Trimëria e Vuçiç vjen nga përkëdheljet e Perëndimit

Sipas gazettes gjermane ‘Bild’, Bashkimi Europian duhet të pyes veten nëse sanksionet e vendosura ndaj Kosovës janë proporcionale. Të kërcënosh Kurtin me sanksione dhe të lësh serbin Milorad Dodik, njeriun më të afërt të Putinit në Europë, të papenguar në demotimin e Bosnjës, është qasje jo e bindshme.

Duke treguar për kundërshtitë e kryeministrit Albin Kurti ndaj SHBA dhe Bashkimit Europian, gazeta gjermane shkruan gjithashtu se qortimet e buta të Perendimit, vetëm sa e trimërojnë Aleksandër Vuçiçin të ndërsejë huliganët e tij kundër ushtarëve të NATO-s në veri të Kosovës.

Në shkrim theksohet po ashtu se jo të gjitha kritikat ndaj Prishtinës janë të bazuara. Albin Kurti disa herë është treguar i gatshëm të nënshkruajë marrëveshjen e negociuar mbi normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

“Vuçiç ka refuzuar sepse ka pak arsye të frikësohet. Paralajmërimi se ai po e rrezikon “perspektivën europiane” nuk funksionon, pasi ai e di se Bashkimi Europian nuk ka oreks për momentin për pranimin e anëtarëve të rinj” – shkruan e përditshmja gjermane, duke e vënë theksin te fakti se një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë nuk pritet të arrihet së shpejti.

“Kur Greqia dhe Maqedonia e Veriut e zgjidhën konfliktin për emrin, kjo nuk u arrit falë BE-së, por falë qeverive në Athinë dhe Shkup, të cilat vërtet dëshironin një pajtim” – thuhet në mbyllje të editorial të “Bild”.

 

Advertisement