Kronike
TRITOL BIZNESIT NE TIRANE
Pak minuta pas mesnate, një sasi tritoli shpërtheu në derën e një biznesi në Tiranë, në zonën e ish bllokut.
Siç shihet nga pamjet, eksplozivi ka shkaktuar thyerje të xhamave dhe dëmeve të tjera materiale. Mësohet se dyqani ishte marrë me qira nga shtetasja Enisa Piroli.
Për policinë, zbardhja e kësaj ngjarjeje nuk do të jetë e vështirë, pasi përballe dyqanit me produkte kozmetike ku u vendos tritoli, ka pasur një kamer sigurie në një bar kafe, e cila ka filmuar edhe autorin.
NTV, mëson se tritol-vënësi me kapuç, ka ardhur në këmbë, I ka vënë flakën fitilave dhe është larguar po në këmbë.
Shpërthimi ka qenë I fuqishëm dhe është ndjerë në disa zona të Tiranës, ndërsa banorët e pallatit ku ndodhet biznesi kanë mbetur pa drita për shkak se janë dëmtuar kabullat.
Ndërkaq, pronarja e biznesit do të merret në pyetje për të zbardhur të vërtetën dhe nëse ka pasur konflikte me persona të tjerë.
https://www.youtube.com/watch?v=rLjFySCqy-s