Kronike
Tritol në derën e banesës në Krujë, 51-vjeçari gjen dy kallëpë të pandezur
Një 51-vjeçar ka gjetur dy kallëp tritoli jashtë shtëpisë së tij. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se 51-vjeçari Sh.Mehmeti, në momentin që ka dalë nga shtëpia, ka vënë re 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjellës. Nuk dihet nëse është tentuar që kallëpet të ndizen dhe nuk kanë marrë apo nëse thjesht janë lënë në derën e banesës në shenjë paralajmërimi. Mehmeti ka deklaruar përpara autoriteteve se nuk ka konflikte me askënd.
Njoftimi i policisë Krujë:
Paraditen e djeshme shtetasi Sh. M., 51 vjeç, ka njoftuar policinë se në afërsi të rrethimit të jashtëm të banesës së tij në Nikël, ka konstatuar 2 kallëpe dyshohet me lëndë plasëse dhe fitil zjarrpërcjelles, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe per identifikimin dhe kapjen e autorit.