Kosova
Tritol në themelet e Kosovës/ Hasani për mesazhet e Lajçak
Enver Hasani i ka cilësuar “tallje me elitën profesionale në Kosovë” deklarimet e ndërmjetësuesit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
Dy nga çështjet e rëndësishme që Lajçak përmendi në një intervistë të hënën, janë aludimi i një ‘miksi jetese’ juridikisht në mes Rezolutës 1244 dhe Arbitrazhit në Asociacion.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, tha se Lajçak ka folur për Kosovën sikur të jetë viti ’69 i shekullit të kaluar.
“E kam lexuar intervistën në fjalë. Në të ka shumë gjëra që janë tallje me elitën profesionale. Ai flet për Kosovën sikur të kishte qenë viti ’60 i shekullit të kaluar, kur analfabetizmi ka qenë i lartë, për të mos thënë i skajshëm, teksa flet për statusin e Rezolutës 1244 dhe mekanizmn e arbitrazhit” – ka theksuar Hasani
“Çdo jurist normal dhe politolog mesatar e di që rezolutat e Këshillit të Sigurimit që merren sipas kapitullit VII të Kartës së OKB janë kundër sovranitetin shtetëror të shtetit ose shteteve ndaj të cilëve zbatohen. E tillë është edhe Rezoluta 1244 e OKB. Ajo formalisht është në fuqi, por me shpalljen e pavarësisë së vendi, ajo nuk mund të ketë asnjë fuqi normative për çështjet e qeverisjes. Një fuqi të tillë e ka pasur, bazuar në zotimin e Kosovës sipas Deklaratës së Pavarësisë, vetëm në periudhën pavarësisë së mbikëqyrur. Rikthimi i saj sot, thënë figurativisht, është vendosje e një ton tritoli në themelet e sovranitetit dhe pavarësisë së Shtetit të Kosovës” – ka potencuar ish kryesteti i Gjykates Kushtetuese
Hasani gjithahstu ka kritikuar edhe zëvendëskryeministrin dhe kryenegociatorin e Kosovës në dialog, Besnik Bislimin e kryeministrin Albin Kurti.
“Besnik Bislimi dhe shefi tij duhet ta dinë se Kosovës ia kanë shtuar një barrë të madhe, kanë krijuar autonomi politike dhe territoriale serbe dhe një status special për Kishën serbe dhe çdo objekt kulturor e historik serb, pra shkurt kanë prishur karakterin unitar të Shtetit të Kosovës dhe sovranitetin e saj territorial. Besniku duhet ta di që marrëveshjet e shefit të tij në Bruksel dhe Ohër, vitin që shkoi, janë të detyrueshme” – ka deklaruar Hasani.