Connect with us

Aktualitet

Tritoli ndaj Ndrecës/ Hoxha: Hila është person problematik

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në Euronews ka komentuar atentatin me tritol që ju bë dy ditë më parë kreut të PD në Vaun e Dejës, Bernard Ndreca.

Hoxha tha se autorët kanë dashur ta paraljmërojnë Ndrecën pasi nëse do donin ta eleminonin do ta vendosnin eksplozivin poshtë sendiljes.

Vendosja e eksplozivit në atë krah dhe një sasi eksplozivi e vogël sigurisht që unë e lexoj më tepër se sa synim për ta eleminuar fizikisht objektivin, e shikoj si një mesazh paralajmërues që shkon ndaj tij. Pra, nëse autorët do të donin ta eliminonin fizikisht zotin Ndreca, ata do ta vendosnin eksplozivin poshtë sediljes së tij,” – u shpreh Hoxha.

Gjithashtu Hoxha përmendi si një person shumë problematik Zef Hilën. Hoxha u shpreh se ish-deputeti ka qenë në SPAK, nën hetim për ngjarje të tjera, ka qenë në gjykim, ka pasur konflikte me persona etj.

Advertisement