Connect with us

Kosova

Trondit Ponosh: Vuçiç e ka njohur Kosovën, por e mban të fshehtë

Ish-kandidati për president i Serbisë dhe ish-gjenerali ushtarak, tani kryetar i partisë Serbia Qendra (SRCE), Zdravko Ponosh, ka komentuar një takim tjetër të pasuksesshëm të delegacioneve të Beogradit dhe Prishtinës në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ponosh, siç raportojnë mediat serbe, ka thënë se asnjë takim në nivelin e kryenegociatorëve Petkovic – Bislimi nuk do të jetë i suksesshëm, sepse “këto janë takime teknike dhe shërbejnë më shumë vetëm për të mos shuar zjarrin”.

“Edhe takimi i fundit mes Kurtit dhe Vucic, që në fakt nuk ndodhi, shërben gjithashtu që zjarri të mos shuhet derisa të krijohet administrata e re e Brukselit. Asgjë thelbësore nuk do të ndodhë ne dialog dhe Kurti do vazhdoje te bej ate qe di me mire, te ndryshoje situaten ne terren. Ai nuk humbet kohe. Vteme Vucic e shperdoron kohen pasi çfarë mund të bëjë më shumë. Ai ka humbur gjithçka që mund të humbte” – theksoi Ponosh

“Vucic shpreson vetëm për rikthimin e Dobald Trumpit në pushtet dhe vazhdimin e karrires si keshilltar të Richard Grenell, pasi vetem keshtu mund te rimarre dicka. Administrata e re në BE do të vazhdojë të shtyjë të gjitha gjërat drejt njohjes formale te Kosoves. Ajo që ka bere Vuçic deri tani është njohje praktike e Kosovës.”-potencoi Zrdavko Ponosh.

Advertisement