Pinknews
Trondit ylli i njohur televiziv/ “Po shndërrohet në një robot…”
Duket se ka mjaftuar një episod nga “The Kardashians”, që Kim të kthehet pas në kohë dhe të kujtojë një nga ngjarjet më traumatike siç e cilëson ajo në jetën e saj, siç ishte pikërisht grabitja në Paris në vitin 2016.
Kim ishte duke folur me të motrën Khloé, kur risolli në vëmendje ngjarjen që me sa duket ka ndikuar për keq në shëndetin e saj mendor me kalimin e viteve.
“Ti nuk ke qenë kaq e qetë më përpara. Nuk ishe kurrë e qetë as si adoleshente, në të 20-at e tua”, i tha Khloé Kim-it. “Ti qaje për gjithçka. Ti mërziteshe për çdo gjë, deri në momentin kur të grabitën dhe gjithçka ndryshoi,”.
“Qetësia ime ishte ajo që më mbajti gjallë,” tha Kim, teksa fliste për momentin e grabitjes në një hotel në Paris.
“Dua të them, imagjino si je, me armë në kokë, e lidhur dhe duke u tërhequr zvarrë nëpër një dhomë hoteli. Më kujtohet momenti kur një nga grabitësit që më tha: “Rri e qetë dhe do të jetosh”. Dhe unë atë bëra,” vijoi Kim.
Për themeluesen e SKIMS, mjaftoi kjo që t’i shpëtonte jetën, por pasojat më pas në problemet me shëndetin mendor ishin të dukshme.
“Më shërbeu mirë në atë kohë, por njëherësh ky qëndrim më shpëtoi edhe jetën,” u shpreh Kardashian. “Nga ai moment, unë e kam lënë vetëm në qetësinë time, edhe pse nuk dua që njerëzit të përfitojnë nga kjo gjë. Ose thjesht po shndërrohem në një robot pa emocione,” vijoi Kim.
Kujtojmë që në 3 tetor të vitit 2016, sipërmarrësja e famshmeë u grabit me armë në një hotel gjatë Javës së Modës në Paris, kur disa burra të maskuar i vodhën asaj bizhuteri me vlerë miliona dollarë në mes të natës, mes tyre edhe një unazë me vlerë katër milionë dollarë.