Bota
Tronditës/ Gjyqtarja gjen para shtëpisë një kokë dhie të përgjakur
Gjyqtarja në qytetin Lecce të Italisë, Maria Francesca Mariano, ka raportuar në polici se në natën mes të enjtes dhe të premtes para shtëpisë së saj, është lënë koka e përgjakur e një dhie dhe e shpuar me thikë.
Siç raportojnë mediat italiane, gjyqtarja ishte nën mbrojtje pasi muaj më parë kishe marrë disa letra kërcënuese.
“Frikësimi që merr gjyqtarja besohet të jetë i lidhur me hetimet që çuan në operacionin anti-mafia, në të cilin 22 persona nga klani ‘Lamendola-Cantanna’ që besohej se ishin pjesë e ‘Scu’ që u arrestuan më 17 korrik”, ka thënë prokurorja e rastit, Carmen Ruggiero.