Bota
Tronditëse/ 13-vjeçari qëlloi me armë mësuesen, vihet në pranga
Një 13-vjeçar është vënë në pranga, pasi ka plagosur rëndë një mësuese në një shkollë në Lukavac, në verilindje të Bosnje-Hercegovinës. I mituri është nën mbikëqyrjen e policisë në stacionin policor në Lukavac, tha në një deklaratë Ministria e Brendshme e kantonit Tuzla.
“Armët e zjarrit dhe sendet e tjera të braktisura janë zhvendosur në një vend të sigurtë deri në fillimin e hetimeve”, shtoi ministria, duke konfirmuar plagosjen e një punonjësi të shkollës.
Oficerët e policisë kanë bllokuar hyrjen përreth ndërtesës, raporton “CNN Greece”. Sipas Ahmet Omeroviq, nga Ministria e Arsimit e kantonit Tuzla, autori është një ish-nxënës i kësaj shkolle, i cili së fundi ka ndryshuar ambientin shkollor.
“Fëmija është transferuar në një shkollë tjetër, për arsye disiplinore”, tha ai. Mësuesja është duke iu nënshtruar operacionit dhe gjendja e saj është e qëndrueshme.
Sipas spitalit ku po trajtohet, mësuesja ka plagë plumbash në qafë. Pas përfundimit të luftës në Bosnje në vitin 1995, autoritetet u bënë thirrje qytetarëve që të dorëzonin armët, dhe u dhanë amnisti atyre që do ta bënin këtë vullnetarisht.
Policia kontrolloi edhe shtëpitë për të gjetur armë pa leje. Megjithatë, shumë armë ende qarkullojnë në vend. Të paktën 31 në 100 banorë zotërojnë një armë. Në Serbinë fqinje, kjo përqindje arrin në 39%, pra është më e larta në Evropë.