Connect with us

Bota

Tronditëse/ Babai vret dy vajzat e tij, rrëfen arsyen

Një krim i tmerrshëm ka ndodhur ditën e djeshme në Turqi.

Mediat e huaja shkruajnë se 54-vjeçari sirian ka vrarë me thikë dy vajzat e tij të mitura.

Yusuf al-Ahmed vrau me thikë 17-vjeçaren Kevsher dhe 15-vjeçaren Merveh, pasi një sherri të ndodhur në shtëpinë e tyre.

Menjëherë ekipet e policisë janë nisur drejt banesës së familjes për të zbardhur vendin e krimit. Aty kanë gjetur trupat e pajetë të dy vajzave të mitura. Trupat e tyre u dërguan në morgun e spitalit për autopsi.

Mësohet se në momentin e vrasjes mizore ndodheshin në shtëpi fëmija më i vogël dhe një i afërm i familjes, ndërsa nëna e vajzave mësohet se ishte zhdukur.

Sipas informacioneve, 54-vjeçari Jusuf ka deklaruar në dëshminë e tij se  “ne u grindëm për çështjen e nderit dhe unë humba veten”. Kur ka ardhur në vete dhe ka kuptuar se çfarë kishte bërë duke parë të vdekura dy vajzat e tij, ka shkuar në polici, ku ka rrëfyer dhe është dorëzuar.

Advertisement