Kronike
Tronditëse/ Djali vret të atin dhe e hedh në pus, ngjarja fshihet që 20 ditë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në zonën e Shënvlashit në Durrës. Burime bëjnë me dije se djali ka vrarë babanë, ndërsa trupi i pajetë është gjetur i hedhur brenda në një pus.
Vrasja dyshohet se ka ndodhur rreth 20 ditë më parë. Kanë qenë familjarët që kanë denoncuar humbjen e burrit në Polici.
Sektori i Krimeve të Rënda, pas hetimeve ka zbuluar rastin.
Fillimisht e ka qëlluar me pistoletë, më pas e ka hedhur në pus. shtë gjetur trupi dhe arma e krimit. Shkak dyshohet të jetë bërë një çështje parash.
Në Komisariatin e Policisë Durrës ka kallëzuar shtetasi E. B., banues në fshatin Shënavlash, se më datë 13.08.2024, është larguar nga banesa, babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç. Vijon puna për gjetjen e 62-vjeçarit.”- njoftoi policia në orët e paradites.
Pas hetimeve është arritur të zbardhet.