Rajon
Tronditëse/ I moshuari kërkon ndihmën e policisë: Më dhunojnë djali dhe nipi
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/04/dhune.jpg)
Një i moshuar 86 vjeç në Maqedoninë e Veriut ka denoncuar në polici, djalin dhe nipin e tij për dhunë.
Mediet vendase bëjnë me dije se i moshuari ka shkuar dje në komisariatin e Tetovës ku ka kallëzuar se djali dhe nipi e kanë dhunuar fizikisht.
Policia ka ndërmarr të gjitha masat për zbardhjen e rastit.
Njoftimi Policisë
Një burrë tetëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Tetova dje (19-qershor) në ora 09:30 në SPB Tetovë ka raportuar se më 17 qershor rreth orës 15:00 në një dhomë në shtëpinë e tij familjare është sulmuar fizikisht nga djali i tij I.H. (54) dhe nipi. B. H. (30) nga Tetova. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2022/08/LogoWeb.2-e1644580268739.png)
![](https://ntv.al/wp-content/uploads/2023/12/OledroHot.gif)