Kronike
TRONDITËSE/ U dhunua nga i vëllai, e reja denoncon: Jam kërcënuar me jetë
Valentina Nuhaj, banuese ne “Lagjen e Re” në Patos, prej 20 vitesh ka një konflit shumëvjeçar me vëllanë Hamit Velaj, për shkak të një rruge që kalon para banesës së tyre, që në urbanistikën e Patosit rezulton tokë truall e familjes.
Asaj i është kthyer në makthin me të madh, madje thotë se ndjehet e pambrojtur. Konflikti ka gjeneruar jo vetëm në dhunë verbale e psikologjike, por edhe në dhunë fizike. Ndodhur në këto kushte, familja Velaj ka kërkuar urdhër mbrojtje.
Po kështu, nga policia e Patosit, urdhër-mbrojtje i është dhënë edhe vëllait të saj. Valentina Nuhaj ende nuk ka marrë një zgjidhje të situatës, për të cilën tregon se ka venë në dijeni të gjitha hallkat institucionale dhe të drejtësisë, deri te SPAK.
Situata e cila vijon të jetë e rënduar prej vitesh, ka ndikuar edhe në gjëndjen e saj shëndetësore. Stresi që e ka kapluar, ka bërë që Valentina të kalojë në gjendje depresive, e të kurohet për disa sëmundje.
Sipas Valentinës, në kushtet ku ndodhen janë të frikësuar të shkojnë në shtëpinë e tyre, ndërsa edhe fëmijët janë larguar, për të shmangur konfliktet. Po sipas saj, kërcënimet për jetë janë të vazhdueshme.