Sport
Tronditet “Madridi”, Vinicius 1 muaj e gjysmë jashtë fushave të blerta
Pas dëmtimeve “katastrofike” të Thibaut Courtois e Arda Guler, të cilët do të qëndrojë respektivisht 9 dhe 4 muaj jashtë fushave të blerta, tashmë “galaktikët” e Real Madrid do të vuajnë një tjetër mungesë të rëndësishme në organikën e tyre.Bëhet fjalë për “fantazistin” brazilian, Vinicius Junior, i cili do të qëndrojë rreth 1 muaj e gjysmë jashtë fushave për shkak të një dëmtimi muskulor, që pësoi në pjesën e pasme të kofshës së djathtë gjatë përballjes së të premtes që sapo lamë pas, ndaj Celta Vigo.Për rrjedhojë Vinicius do të mungojë për rreth 6 javë, ai nuk do të mund të marrë pjesë në ndeshjet kundër Getafe, Real Sociedad, Atlético Madrid, Las Palmas dhe Girona në La Liga, si dhe do të humbasë një ndeshje të Champions League.