Kronike
Tronditet Tropoja, një i vrarë dhe dy të plagosur! 5 në pranga
5 persona janë vënë në pranga pasi përkrahën autorin e vrasjes me mjete prerëse të një shtetasi dhe të plagosjes së dy të tjerëve, për motive të dobëta, në një lokal në fshatin Breg-Lumë në Tropojë.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme dje (11 korrik), ndërsa policia vijon kërkimet për të kapur autorin
LAJMI I PERDITESUAR
Një viktimë dhe 2 të plagosur është bilanci i përplasjes së ndodhur dje (11 korrik 2024) në një lokal në fshatin Breg-Lumë në Tropojë.
Policia e Kukësit informoi sot ka ndërruar jetë në spital 24- vjeçari, ndërsa të plagosur kanë mbetur vëllai i tij dhe një tjetër, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Policia thotë se është shpallur në kërkim autori, ndërsa janë arrestuar 5 persona, shokët e tij.
“Si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore dhe policore të kryera menjëherë pas rastit të ndodhur më datë 11.07.2024, rreth orës 17:00, në një lokal në fshatin Breg-Lumë, ku për motive të dobëta, shtetasi S. S., 40 vjeç, plagosi me mjete prerëse, shtetasit V. P., 32 vjeç, Sh. K., 45 vjeç, si dhe vëllanë e shtetasit V. P., shtetasin A. P., 24 vjeç, i cili si pasojë e plagëve, humbi jetën në spital, u arrestuan shtetasit: -A. Q., 39 vjeç, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -Xh. M., 31 vjeç, për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Moskallëzimi i krimit”; -A. Sh., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -A. B., 29 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”; -J. K., 34 vjeç, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.