Connect with us

Aktualitet

Tronditet Velipoja! Shpërthim me lëndë plasëse në taracën e një lokali

Velipoja është tronditur gjatë natës, pas një shpërthimi me lëndë plasëse në taracën e një lokali.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:45 në fshatin “Rrjoll”, ndërsa lokali është në pronësi të shtetasit me iniciale A. D., 35 vjeç.

Raportohet se nga shpërthimi i lëndës plasvse ka pasur vetëm dëme të vogla materiale.

“Rreth orës 03:45, në fshatin “Rrjoll”, Velipojë, në taracën e lokalit të shtetasit A. D., 35 vjeç, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse.

Si pasojë ka vetëm dëme të vogla materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve”, njofton policia.

Advertisement