Connect with us

Kosova

Tronditet veriu i Kosovës, gjashtë shpërthime

Situata vijon të jetë e tensionuar në veri të Kosovës ku përgjatë ditës së djeshme janë shënuar 6 sulme me bombë dhe të shtëna në Mitrovicën e Veriut dhe Zubin Potok. Përkatësisht, 2 shpërthime u regjistruan në Zubin Potok e 4 të tjera në Mitrovicën e Veriut.

Sulmet në veri kanë vijuar me akuza të rënda politike ku krerët e Kosovës dhe Serbisë kanë bërë përgjegjës njëri-tjetrin.

Për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti sulmet u kryen nga banda kriminale të cilat paguhen e dirigjohen nga Presidenti Serb, Vuçiç.

Më herët, Vuçiç bëri përgjegjës kreun e qeverisë së Kosovës.

Të forta qenë edhe reagimet e presidentes, Vjosa Osmani e cila u shpreh se Serbia ka qëllim destabilizimin e Ballkanit.

Në këto dy komuna, ashtu si edhe në Zveçan dhe Leposaviq – që të gjitha të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës – pritet të mbahen zgjedhjet për kryetarë, më 18 dhjetor.

Policia e Kosovës u shpreh se persona, grupe dhe të dyshuar të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në veri të Kosovës, duke përdorur “mjete të rrezikshme, përfshirë granata dore të prodhimit jugosllav.

 

Vendimi i fundit i qeverisë së Kosovës për target kanë qenë kryefjala njëherësh edhe “preteksti” i revoltës serbe në kufi. Edhe pse një kërkesë në dukje miniminaliste, Serbia e kundërshton kategorikisht duke reaguar përmes revoltës me protesta, dorëheqjeve të Listës Serbe dhe kundërshtive me dhunë të vendimeve të Kosovës.

 

Advertisement