Connect with us

Bota

Trump 40 minuta në telefon me Putinin: Po përgatis takimin me të dhe Zelenskin

Presidenti Trump foli me Vladimir Putinin në telefon për rreth 40 minuta teksa ishte në takim me Zelensky-n dhe liderët evropianë në Shtëpinë e Bardhë sot, ka konfirmuar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Trump përmes rrjeteve sociale, thotë se “në përfundim të takimeve, unë telefonova Presidentin Putin dhe nisa përgatitjet për një takim, në një vend që do të përcaktohet, mes Presidentit Putin dhe Presidentit Zelensky”, shkroi ai.

“Pas këtij takimi do të kemi një takim tresh, që do të jetë mes dy presidentëve, plus meje”.

Trump gjithashtu tha se gjatë bisedimeve të sotme u diskutuan garancitë e sigurisë për Ukrainën, të cilat sipas tij “do të ofrohen nga vende të ndryshme evropiane, në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Disa media ndërkombëtare më herët kishin raportuar se telefonata ishte kryer, duke cituar burime të paemëruara pranë bisedimeve.

Nuk pritej që Trump të fliste me Putinin deri sa të përfundonin takimet me Zelensky-n dhe liderët evropianë.

Advertisement