Bota
Trump deklaroi se ai solli armëpushimin/ Khamenei i jep grushtin final SHBA-ve: Fitorja është për popullin iranian

Në një mesazh, udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, përshëndeti qëndrimin e Teheranit kundër Shteteve të Bashkuara, duke deklaruar se populli iranian kishte arritur “fitore” kundër ushtrisë amerikane.
“Shtetet e Bashkuara nuk arritën asnjë rezultat strategjik nga kjo luftë”, tha udhëheqësi 86-vjeçar.
Sipas tij, Uashingtoni u përfshi në konflikt jo për arsye të interesave të veta, por sepse besonte se nëse nuk e bënte këtë, Izraeli do të shkatërrohej plotësisht.
Khamenei shtoi se qëndrimi i Iranit parandaloi superioritetin e armikut dhe përgëzoi publikisht qytetarët e vendit të tij për rezistencën dhe moralin e tyre të fortë.
Këto deklarata vijnë disa orë pas konfirmimit të armëpushimit, të njoftuar nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump, por shkeljet e tij pasuan nga të dyja palët.

