Kosova
TRUMP DEKORON KURTIN/ Marrëveshja e Uashingtonit duhet riaktivizuar shpejt
…..Mentor Nazarko tha se eshtë krejtësisht e qartë qe dialogu Kosovë-Serbi me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian ka hyrë në një rrugë pa krye dhe se ardhja e drejtuesve të rinj në krye të Unionit, përfundimi i mandatit të Lajcakut dhe zëvendësimi eventual i tij, zgjedhjet në Gjermani, ato të 9 shkurtit në Kosovë- nëse nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme në Serbi,- e bëjnë të paqartë se kur do të kemi sërish dialog të nivelit të lartë.
Sipas tij, zgjidhja amerikane mbetet zgjidhja më e mire per Kosoven per te normalizuar marredheniet me Serbine.
“Katër vjet më parë midis presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Avdulla Hoti u nënshkrua marrëveshja e Uashingtonit. Po Cila është rruga për t’u rikthyer tek ajo? Në nenin 15 të saj, Marrëveshja parashikonte moratorium njëvjeçar kur të dy palët do hiqnin dorë nga përpjekjet për anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, apo fushata për çnjohje. Duket qartë se ky nen e ngrinte pretendimin e Kosovës për njohje reciproke nga Serbia, si pasojë e lutjeve serbe, deri në një afat të dytë- kur logjikisht palët duhet të takoheshin sërish. Ky nen ishte realist dhe pse pandemia praktikisht ngriu veprimtarinë ndërkombëtare shumëpalëshe” – ka treguar analisti I njohur.
Nazarko tha se Kryeministri Kurti e kritikoi marrëveshjen, bëri thirrje për të votuar ate kohe Joe Biden dhe mandati i tij kaloi pa përparime reale nën ndërmjetësimin europian dhe mbështetjen e dobët të Uashingtonit.
“Sot do ishte ideale që palët të mblidheshin përsëri nën ndërmjetësimin e presidentit Trump, apo ekipit të tij, ku ngjan se Richard Grenell vazhdon të ketë vëmendje për kete temë. Në mënyrë miope, asokohe me nxitjen e LVV dhe me heshtjen e opozitës, e mbetur pa kokë me arrestimin e Hashim Thaçit, u sulmua Grenell, presidenti Trump dhe familja e tij. Nga kritikët e Grenell në Kosovë madje përmendet dekorimi i tij nga Vuçiq, duke harruar që ai e kishte marrë më herët medaljen e Lirisë nga Thaçi.” – ka shkruar Nazarko.Po a pengon fakti që sot bota, pra dhe SHBA e kanë mendjen te konflikti Rusi-Ukrainë? Per Nazarkon – Edhe po, por dhe jo.
“Presidenti Trump vjen me autoritet të shtuar në krye të SHBA-ve, dhe suksesi tek mbyllja e njerit konflikt do të ndikonte pozitivisht tek arritja e marrëveshjes Kosovë-Serbi. Rusia krejt ndryshe nga sa thuhet e mendohet në Prishtinë, është shumë e dëshiruar ta pranojë precedentin e Kosovës, si edhe e ka pohuar vetë Putini në një dalje publike me kreun e OKB Gutierrez në vitin 2022. Kosova mund të bëhet anëtare e Këshillit të Sigurimit vetëm me votën pro të Rusisë.Rusia nuk mund të ndjekë përjetësisht fatin e Serbisë” – ka theksuar analisti, sipas te cilit ka ardhur koha qe Marrëveshja e Uashingtonit të riaktivizohet nisur pikërisht nga neni 15.
“Kur Kosova të ketë qeveri të re dhe me autoritet të ri, mund të krijohet baza për rishikimin apo shfuqizimin e Gjykatës speciale, me votë konsensuale në parlamentin e Prishtinës, përfshirë ndonjë nen në Marrëveshjen e re të plotësuar të Uashingtonit, diçka që Grenell ka lënë të kuptohet se do ta dëshironte: si shuplakë ndaj prokurorit Smith, por dhe si mirënjohje për ish presidentin Hashim Thaçi, bashkëbisedues i arsyeshëm i tij që po kalon 4 vjet në burg pa një vendim gjyqësor” – ka potencuar Analisti Mentor Nazarko