Bota
Trump dhe Bukele janë të dy diktatorë, sipas Hunter Biden

Djali i ish presidentit Joe Bide, Hunter Biden sulmoi Presidentin Trump dhe Presidentin e Salvadorit, Nayib Bukele, në një intervistë, duke i quajtur të dy diktatorë.
Këto komente ishin pjesë e një interviste të gjatë në të cilën djali i ish-Presidentit Biden bëri një sërë deklaratash provokuese si për Demokratët ashtu edhe për Republikanët.
Në rastin e Bukele-s, Biden kërkoi që udhëheqësi i El Salvador-it të kthejë në Shtetet e Bashkuara njerëzit që administrata e Trump kishte dërguar në atë vend si pjesë e programit të saj të deportimit.
“Do t’ju them diçka, nëse do të bëhesha president pas dy vitesh, ose katër vitesh, ose tre vitesh, do ta merrja telefonin dhe do ta telefonoja atë dreq presidenti në El Salvador dhe do t’i thoja: ‘Ose kthejini mbrapsht ose do të pushtoj vendin’. Është një krim i dreqosur ajo që po bëjnë. Ai është një bandit i mallkuar diktator”, tha Biden gjatë intervistës së publikuar të hënën.
“Të dy”, u përgjigj Biden.
Bukele iu përgjigj Biden në platformën sociale X në një postim që i referohej përdorimit të drogës nga ky i fundit në të kaluarën.
“A po nuhat Hunter Biden qumësht pluhur?”, tha Bukele në postimin e tij të së hënës që paraqiste një klip me komentet e Biden.
Në muajt e parë të kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump dhe administrata e tij kanë marrë masa të ashpra ndaj imigracionit.
Në mesin e marsit, administrata deportoi venezuelianët dhe salvadorianët në burgun famëkeq CECOT në El Salvador.
“Për fatin e mirë të popullit amerikan, një mace shtëpiake ka më shumë shanse të bëhet President sesa Hunter”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Anna Kelly, në një email drejtuar The Hill të hënën.

