Connect with us

Bota

Trump dhe Harris heqin dorezat dhe godasin me gjithë fuqinë e tyre, por askush nuk guxon të parashikojë rezultatin

I vetëdijshëm se situata në terren po kthehet në favor të tij, Trump shfaqet më ekstremist se kurrë, duke lënë të kuptohet për një sulm ndaj sundimit të ligjit dhe duke sfiduar balancën ekzistuese të pushtetit. Politizimi i Ministrisë së Drejtësisë dhe premtimi që ai bëri prej muajsh nga foltorja dhe në intervista se do të ndiqte penalisht ata që e shqetësonin (gjyqtarë, kundërshtarë politikë e të tjerë) nuk janë thjesht fjalë boshe. Këto janë kushtet, siç besojnë shumë analistë, të autoritarizmit që i ofrohet Amerikës.

Në një intervistë për rrjetin televiziv “Fox News”, Trump tha se problemi më i madh me të cilin përballet vendi është “armiku nga brenda” – një aleancë “të çmendurish të sëmure dhe radikale të krahut të majtë”.

Gjithashtu, nuk munguan edhe ofendimet personale ndaj Kamala Harris.

Në një tubim në Pensilvani, ai tha se ajo duhet të fajësohet dhe të ndiqet penalisht për përgjegjësinë për kufirin poroz me Meksikën. Ai gjithashtu e quajti atë me “të meta mendore” dhe “të paaftë”. Tallja me pamjen dhe inteligjencën e kundërshtarëve të tij, veçanërisht femrave, është në një farë mënyre marka tregtare e Trump.

Ndërsa Donald Trump mund të jetë në krye të rrugës, Kamala Harris gjithashtu po e rrit volumin e retorikës së saj drejtuar atij. Gjatë gjashtë ditëve të fundit, ajo ka ndërmarrë një sërë sulmesh që synojnë ta bëjnë Trumpin sa më të pakëndshëm.

Duke përdorur fjalët e tij si armën e saj më të mprehtë, Harris tregoi sjelljen e tij të pazakontë dhe argumentoi se deklaratat eTrump gjithnjë e më të çuditshme dhe antidemokratike e bëjnë atë të papërshtatshëm, të paqëndrueshëm dhe, mbi të gjitha, shumë të rrezikshëm për një mandat tjetër.

Advertisement