Bota
Trump e poshtëroi? Zelensky flet sërish për takimin: Mbrojta dinjitetin e Ukrainës

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky sulmoi Rusinë dhe udhëheqajen amerikane në një intervistë për revistën Time. Siç argumentoi ai, Kremlini ka arritur të ndikojë zyrtarë të rangut të lartë në administratën Trump duke përhapur narrativa mashtruese për luftën në Ukrainë.
“Unë besoj se Rusia ka ndikuar në disa anëtarë të ekipit të Shtëpisë së Bardhë përmes shpërndarjes së informacionit,” tha ai. Mesazhi që ata përcollën për amerikanët ishte se ukrainasit nuk donin që lufta të përfundonte dhe se presioni duhej bërë ndaj tyre.
Zelensky iu referua gjithashtu konfrontimit të ashpër që ai pati së fundmi në Shtëpinë e Bardhë me Donald Trump dhe zëvendëspresidentin J.D. Vance, duke e përshkruar episodin si një moment të mbrojtjes së dinjitetit kombëtar.
“Në atë moment nuk e ndjeva se ishim aleatë, apo se kishte një qëndrim aleance”. “Në atë bisedë, unë po mbroja dinjitetin e Ukrainës,” tha ai.
Në lidhje me qëndrimin e Uashingtonit për luftën, atij iu tha se diplomacia amerikane duket se i ofron një “karotë” vetëm Rusisë, ndërsa “shkopin” e merr Ukraina. Presidenti ukrainas u përgjigj me sarkazëm: “Nëse karota është e helmuar, atëherë faleminderit Zotit”.

