Connect with us

Bota

Trump konsideron mandatin e tretë, të ndaluar me Kushtetutë

Donald Trump tashmë po shikon përpara. Shumë përpara. Aty ku nuk është e mundur: mandati i tretë, i ndaluar me Kushtetutë.

Ai bën shaka sërish për këtë në eventin e organizuar në Washington nga Shoqata e Guvernatorëve Republikanë, tregon e përditshmja italiane La Repubblica.

“Ne kemi mbledhur 608 milionë dollarë në tre javë”, tha presidenti i Shteteve të Bashkuara, “pra, ne i kemi ato para dhe unë duhet t’i shpenzoj diku. Dhe më thonë se nuk mund të kandidoj për një mandat të tretë. Nuk jam i sigurt, a është e vërtetë? Mendoj se do t’i shpenzoj për miqtë e mi”.

Në takim, manjati u përqendrua edhe te kuajt e tjerë të betejës, si Kanali i Panamasë, “vepra më e shtrenjtë që kemi ndërtuar ndonjëherë, kemi humbur mijëra njerëz”, kujtoi ai.

“Nuk do t’ia lëmë Kinës”.

Dhe nuk harroi aneksimin e mundshëm të Groenlandës: “Do të merremi edhe me këtë”.

Duke folur për gjeografinë, megjithëse në mënyrë metaforike, Trump synoi gjithashtu shtetet demokratike.

“Republikanët do të bëjnë shumë mirë me mua, ata demokratë mund të zhduken nga harta”, ai më në fund lavdëroi guvernatorët e rinj të Partisë së Madhe, duke shpresuar për “një fitore të madhe” në zgjedhjet afatmesme të 2026-ës.

Advertisement