Connect with us

Kronike

Trump mburret dhe sulmon

Fitorja e republikanit Ron De Santis në garën për guvernator të Floridës, shënon ndarjen përfundimtare mes këtij të fundit dhe ish-presidentit Donald Trump, i cili deri më tani kish pretenduar rolin e tij në ngritjen e ‘personazhit’ De Santis

Pikërisht tani, Trump sheh te republikani, një eksponent të së djathtës tradicionaliste dhe konservatore, një konkurrent potencial dhe tinëzar në garën për Shtëpinë e Bardhë në vitin 2024 dhe për lidershipin e partisë ku aderojnë.

Pasi e kishte lavdëruar më parë, Trump e cilësoi De Santis një “politikan mediokër me marrëdhënie të shkëlqyera publike”, duke marrë meritën për ngritjen e tij politike dhe suksesin në votime, një fitore ndaj antagonistit të tij demokrat Charlie Christ me pothuajse 20 pikë avantazhi.

Advertisement