Bota
Trump mesazh Iranit para katastrofës globale: Nëse Khamenei do të flasim, tani është koha

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se tani është një çast i përshtatshëm për të folur me Iranin, nëse udhëheqësit e këtij të fundit janë të gatshëm për bisedime.
Këtë, kreu i Shtëpisë së Bardhë e tha teksa ishte në margjinat e Samitit të G7, duke mbështetur po ashtu plotësisht çfarë Izraeli po bën në konflikt me Iranin.
Sipas Trump, Irani nuk po e fiton këtë luftë dhe përpara se të jetë shumë vonë, Irani duhet të zgjedhë të flasë.
Duke folur me gazetarët në Samitin e G7 në Kanada, Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u pyet se çfarë do të duhej që Shtetet e Bashkuara të bashkoheshin në luftën kundër Iranit, të cilës ai iu përgjigj: “Nuk dua të flas për këtë”.
Teksa po ashtu mësohet se se nuk ka ndërmend të nënshkruajë deklaratën e G7-ës mbi Izrael dhe Iranin, thanë zyrtarët për partnerin amerikan të BBC-së, CBS News

