Connect with us

Bota

Trump shpallet fajtor për 34 akuza: Falsifikoi të dhënat për të fshehur pagesën e aktores porno

Gjykata e Nju Njorkut shpalli sot (30 maj 2024) fajtor ish presidentin e SHBA-së Donald Trump për akuzat se ka falsikuar të dhënat e biznesit për të fshehur pagesën e bërë ndaj aktores së filmave pornografikë Stormy Daniels, në këmbim të heshtjes gjatë zgjedhjeve të 2016.

Aktorja e filmave për të rritur kishte pasur një marrëdhënie intime me ish-Presidentin. Juria e Gykatës shpalli fajtor Trump për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij.

Kështu Donald Trump bëhet i pari ish president amerikan që dënohet për një krim penal.

Gjyqi 34 akuza për 130 mije dollarë

Pas diskutimeve dyditore, 12 anëtarët e jurisë e shpallën fajtor Trumpin për të gjitha 34 akuzat me të cilat ngarkohej. Prokurorët thanë se Trumpi ka falsifikuar të dhëna për të fshehur rimbursimet që ka bërë atëherë për avokatin e tij, Michael Cohen, i cili i kishte paguar aktores Stormy Daniels 130.000 dollarë në javët e fundit të fushatës presidenciale të vitit 2016. Në këmbim Daniel nuk do të bënte publike pretendimin e saj se ajo dhe Trump kishin pasur marrëdhënie seksuale një dekadë më parë.

Prokurorët e akuzuan Trumpin për pjesëmarrje në një komplot të paligjshëm për të minuar integritetin e zgjedhjeve të vitit 2016 dhe një plan të paligjshëm për të ndalur informacionin negativ, i cili përfshinte fshehjen e një pagese për një aktore të filmave për të rritur. 

CNN shkruan se masa e dënimit për ish presidentin pritet të komunikohet më 11 korrik, pikërisht 4 ditë përpara fillimit të Konventës Kombëtare Republikane, e cila është parashikuar të nisë më 15 korrik, ku dhe ai pritet të nominohet edhe zyrtarisht kandidat për president.

Trump rrezikon deri në 4 vite burg, megjithëse për krime të tilla janë parashikuar dhe dënime më të ulëta, gjoba ose liri me kusht.

‘Jam i ndershëm’
Vetë Trump, 77 vjeç, është deklaruar i pafajshëm dhe mohuar çdo kontakt seksual me Daniels duke argumentuar se pagesat e kryera ndaj avokatit Cohen ishin përcaktuar saktë në të dhënat e kompanisë, si shpenzime ligjore.

Para jurisë Trump pretendoi se ishte “njeri i ndershëm” dhe se “aktgjykimi i vërtetë do të jepej nga populli më 5 nëntor”, duke iu referuar datës të zgjedhjeve presidenciale dhe pritet të apelojë vendimin.

Vendimi i gjykatës fut Shtetet e Bashkuara në një terren të panjohur përpara zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit, kur zoti Trump, kandidati republikan, synon të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë përballë presidentit demokrat Joe Biden.

FOTO/ Donald Trump fajtor! Shikoni momentin kur juria i lexon vendimin në sallën e gjyqit

Asnjë kamera nuk është lejuar brenda sallës së gjyqit në Nju Jork kur juria lexoi vendimin për ish presidentin e SHBA-së, Donald Trump, por artistët vizatuan momentinJuria, e cila u tërhoq për afro 10 orë për të dalë me vendim, e shpalli zotin Trump fajtor për 34 akuzat që ishin ngritur ndaj tij. Ndërsa lexohej vendimi, ai u duk i ftohtë dhe mbante sytë ulur.

Donald Trump ne gjyq, 30 maj 2024, Foto nga Christine Cornell, CNN
Advertisement