Bota
Trump shpalli tarifat për BE-në/ Presidentja e KE-së paralajmëron masa reciproke

Bashkimi Evropian është i përgatitur të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për të mbrojtur interesat e tij në rast se Shtetet e Bashkuara zbatojnë tarifën prej 30% mbi produktet evropiane, duke filluar nga 1 gushti, u shpreh Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në një deklaratë, von der Leyen theksoi se BE-ja mbetet e gatshme për të vijuar negociatat për arritjen e një marrëveshjeje para datës 1 gusht. Ajo shtoi se ekonomia evropiane njihet për hapjen dhe përkushtimin ndaj praktikave të drejtë tregtare, ndërsa paralajmëroi se nëse do të jetë e nevojshme, do të ndërmerren masa proporcionale për të mbrojtur interesat e BE-së.
Presidenti Donald Trump njoftoi sot vendosjen e një tarife 30% mbi importet nga Meksika dhe Bashkimi Europian, që do të hyjë në fuqi më 1 gusht.Tarifat e reja u bënë publike përmes letrave të ndara të postuara në rrjetin social Truth Social. Më herët gjatë javës, Trump shpalli edhe tarifa të reja ndaj disa vendeve të tjera, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut, Kanadanë dhe Brazilin, si dhe një tarifë 50% mbi bakrin.

