Connect with us

Bota

Trump tallet me Macron pas incidentit me gruan e tij, presidenti: Sigurohuni që dera është e mbyllur

Presidenti amerikan, Donald Trump foli të premten për videon ku gruaja e Emmanuel Macron, Brigitte, godet me shuplakë presidentin francez ndërsa ai po bëhej gati të zbriste nga një aeroplan në Hanoi të Vietnamit.

I pyetur për këshilla martesore për homologun e tij francez, Trump tha: “Sigurohuni që dera të mbetet e mbyllur”.

Trump duket se tregoi se kishte folur me Macron pas incidentit, të cilin e përshkroi si “jo të mirë”. “Kjo nuk ishte mirë. Jo. Fola me të dhe ai është mirë, ata janë mirë, janë dy njerëz vërtet të mirë”, tha Trump për çiftin presidencial, me të cilët ai dhe Zonja e Parë Melania Trump kanë kaluar kohë të konsiderueshme.

“Nuk e di se për çfarë bëhej fjalë, por i njoh mirë, ata janë mirë”, shtoi ai.

Kujtojmë se Macron e hodhi poshtë incidentin, duke u thënë gazetarëve: “Ka një video që më tregon duke bërë shaka dhe duke ngacmuar gruan time dhe në një farë mënyre kjo bëhet një lloj katastrofe gjeo-planetare, me njerëz që madje dalin me teori për ta shpjeguar atë”.

Advertisement