Kosova
Trump-Vuçiç, dy takime në tre ditë/ Kosova, çështja e parë dhe më e rëndësishme

Kthimi i Donald Trump në krye të Amerikës tronditi jo vetëm vendin, por edhe të gjithë botën. Largimi i demokratit Joseph Biden dhe një sërë masash të ndërmarra nga republikani Trump menjëherë pas kthimit të tij, i detyruan shumë vende të përqendroheshin përsëri në marrëdhënien e tyre me SHBA-në. Në këtë kuptim, as Serbia nuk bëri përjashtim, pavaresisht se gjatë gjithë historisë ka pasur ulje-ngritje me Uashingtonin dhe ka theksuar vazhdimisht se, veçanërisht në një moment gjeopolitikisht sfidues në botë, është e rëndësishme që ajo të ketë një marrëdhënie të mirë me këtë fuqi botërore.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ndodhet aktualisht në Amerikë, dhe ai shpreson që, siç tha, “do të ketë takime të mira dhe të rëndësishme me republikanët më të lartë”, dhe gjithashtu njoftoi se do të ketë dy takime me Donald Trump në tre ditët e ardhshme.
Nese realizohet, ky do të jetë takimi i tyre i parë që kur Trump u rikthye në Shtëpinë e Bardhë, por ndërkohë, presidenti serb kujtojme se pati takime me djalin e presidentit amerikan, Donald Trump Jr., i cili e intervistoi edhe për podkastin e tij.
Po cilat tema mund te diskutohen mes Trump dhe Vucicit?
Drejtori i programit të organizatës “Rruga e Re e Tretë”, Dimitrije Milić, tha se pret që të preken tema kryesore në disa fusha.
“Çështja e parë dhe më e rëndësishme e Kosovës, e cila pothuajse automatikisht imponohet si bazë e çdo bisede midis Serbisë dhe Uashingtonit. Gjatë vitit 2020, administrata Trump ishte ndërmjetësuesi kryesor në arritjen e të ashtuquajturës Marrëveshje të Uashingtonit, forma dhe përmbajtja e së cilës nuk gjetën zbatim afatgjatë, por ato paraqitën një model të pragmatizmit amerikan: fokus ekonomik, duke shmangur trajtimin e drejtpërdrejtë të çështjeve të statusit. Megjithatë, spekulimet se Trump mund të nxjerrë nga sirtari idenë e vjetër për ndarjen e Kosovës nuk janë pa bazë

