Connect with us

Pinknews

“Trupi yll, mendja fyell”/ Erjola “kryqëzohet” nga banorët

Erjola dhe Graciano ishin dy banorët më të fundit që iu bashkuan garës prime-n e së martës.

Edhe pse kanë kaluar vetëm pak ditë që nga hyrja e tyre në Big Brother VIP, dyshja kanë qenë protagonistë të debateve.

Banorët e tjerë duket se nuk kanë pritur mirë Erjolën dhe Gracianon.

Erjola është gjykuar më së tepërmi nga konkurrentët, për shkak të mënyrës se si është sjellë në shtëpi.

”Trupi yll, mendja fyell”, u shpreh Lediona gjatë klipit që u transmetua. Afërsisht të njëjtin mendim kanë pasur edhe banorët e tjerë, që më pas ka ndryshuar.

Erjola: Ashtu siç erdha unë me deklarata, besoj se jam gjykuar pa më njohur. Do të doja të dija nga Meri, Albi nëse janë koherentë me atë që thanë në klip.

Meri: Duket vajzë e mirë.

Erjola: Tani edhe te Albi.

Albi: Unë kam pasur një qasje për Erjolën, sepse kam një definicion për figurën e saj. Është një vazjë që të imponon për të ngacmuar. Njerëz që vijnë nga jashtë me shpata të ngritura, janë shpata letre. Megjithatë ajo ka qenë një përshtypje e imja. Është një gocë babaxhane, kujdeset për të gjithë. Nuk t’i merrë gjërat për ters.

Roza: Nuk ndjej kontraditë. Mendoj se është loja me ngjitëse. Prej asaj është ajo qasje.

Ndërkohë Graciano ka pasur debat të fortë me Julin gjatë javës. Dyshja fillimisht nisën të diskutoni por më pas përfunduan në debat.

Juli: Mbas 2-3 debateve që kisha me Gracianon, e kishte ai me mua. Futej pak në muhabete pa lidhje, siç e bëri këtë me Romeon.

Graciano: Të përdorësh një pikë të dobët, një keqkuptim. Të përdorësh këtë unë nuk ta lejoj.

Juli: Ka pasur raste të tjera që ka hyrë pa lidhje. Iu fut Gazit dhe tha që unë nuk të lejoj të bësh këtë. Gracianos ja kam thënë sot në dhomën e gjumit, më pyeti, i dhash një përgjigje dhe mu dukë si diskutim të mbyllur. Për mua është tendencioz. Dje u detyrova të zërë be për diçka komplet kot, sepse ai nuk besonte. Kemi bërë muhabet me Gracianon.

Graciano: Këtu të jesh i sinqert, të thuash mendimin tënd pa patur frtikë, të shohësh këtë lojë me sinqeritet, nuk je lojtar. Kjo lojë sipas tyre bëhet vetëm me skema.

Advertisement