LAJMI I FUNDIT
Turi ballkanik, Rama në Shkup! Kovaçevski: Kosova e Serbia të normalizojnë marrëdhëniet
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut në kuadër të turit Ballkanik që po zhvillon për samitin e Procesit të Berlinit, i cili do të mbahet për herë të parë në Tiranë. Kreu i qeverisë shqiptare u prit fillimisht në aeroport nga zv. kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Më pas kreu i qeverisë u takua ‘tete a tete’ me kryeministrin Dimitar Kovacevskin.
Dimitar Kovacevski në një konferencë për mediat së bashku me kryeministrin Edi Rama nga Maqedonia e Veriut i bëri thirrje palëve në Kosovë e në Serbi që të ndërmarrin hapa për deeskalimin e tensioneve. Kovaçevski u shpreh se ato duhet të sillen si burra shteti e të flasin hapur, ndërsa shtoi se duhet të zbatojnë marrëveshjen që nënshkruan në Ohër.
Në këtë takim kryeministri Rama është shoqëruar nga ministri i Mbrojtjes Niko Peleshin dhe kryenegociatoren e Shqipërisë më BE-në, Majlinda Dhukën si dhe nga një pjesë e kabinetit të tij qeveritar.
Axhenda
Sot dhe nesër Rama do të zhvillojë takime në Beograd, Sarajevë, Prishtinë, Shkup e Podgoricë.
Në orën 16:00 kreu i qeverisë do të jetë në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa në orën 17:15 pritet të ketë një takim me kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca.
Megjithëse Albin Kurti refuzoi dje takimin me kryeministrin Edi Rama, ky i fundit në axhendën e publikuar sot, thotë se është ende në pritje të një konfirmimi zyrtar. Kjo pasi qeveria shqiptar i ka firmosur 13 marrëveshjet që pritet të nënshkruheshin në mbledhjen e 2 qeverive.
Pas Kosovës me datë 7 korrik, kryeministri Rama do të jetë në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me Borjana Kriston, kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës.
Më pas do të ketë një konferencë për shtyp. Në Malin e Zi kreu i qeverisë, do të pritet në orën 13:45 me kryeministrin Dritan Abazoviç. Po ashtu do të zhvillojë edhe një takim bilateral me presidentin e Malit të Zi Jakov Milatoviç, në orën 16:00.
Pas Malit të Zi, kreu i qeverisë shqiptare do të zhvillojë një takim ‘tete a tete’ më presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç, në orën 19:30. Në orën 20:00 pritet të ketë një takim me Vuçiç. Vizitën do ta përmbyllë me një darkë pune më presidentin serb.
Procesi i Berlinit
Procesi i Berlinit u vendos në vitin 2014 me iniciativën e ish-kancelares gjermane, Angela Merkel, me qëllim të lidhjes dhe integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor përpara se të anëtarësohen në Bashkimin Evropian. Procesi i Berlinit shërben si një platformë për bashkëpunimin e nivelit të lartë ndërmjet përfaqësuesve zyrtarë të nivelit të lartë të së ashtuquajturës Gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor, e cila përbëhet nga Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. Procesi përfshin edhe institucionet e BE-së, institucionet financiare ndërkombëtare dhe shoqërinë civile në rajon. Samiti i nëntorit në Berlin përfaqëson, gjithashtu, ringjalljen e procesit, që kur kancelari Olaf Scholz drejton Qeverinë në Berlin. Sipas njoftimit, samiti i ardhshëm do të organizohet në kryeqytetin shqiptar, Tiranë.
Kovaçevski: Procesi i Berlinit me rëndësi për Rajonin, Shqipëria ka mbështetjen tonë! Kurti e Vuçiç e të sille si burra shtetit e të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit
“Po punojmë me karcelarinë në Berlin e po diskutojmë me Komisionin Europian në Bruksel” tha Rama në konferencën e përbashkët me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut
Gjithashtu ai foli për një takim informal në Tiranë ku pritet të kenë prezentë dhe miq të BE-së
Së shpejti do të kemi një tjetër takim informal ku do të jenë prezentë miq të BE-së për të diskutuar konkretisht planin. Na duhet ky plan na duhet mbështetja dhe e meritojmë. Që të mos shihemi thjesht si ata që i bëjnë detyrat vetëm por dhe kontribuojnë. Sot më shumë se kurrë është e qartë se BE ka nevojë për ne siç kemi ne nevojë për ta”