Politike
Turistët në Shqipëri/ Rama: Na pret një sezon veror fantastik

Bazuar në të dhënat që janë publikuar nga Organizata Botërore e Turizmit, (UNWTO) Shqipëria ka pasur një rritje me 54% të numrit të turistëve krahasuar me vitin 2019, duke u bërë kështu vendi i tretë në botë. Marrë shkas nga ky raport, kryeministri Rama e ka cilësuar një të dhënë spektakolare, dhe paralajmëron një sezon fantastik turistik këtë verë.
“Rritja e pandalshme e turistëve që po e zgjedhin Shqipërinë jo veç për sezonin veror buzë detit, por tanimë përgjatë gjithë vitit, nga Tirana e gjithandej prej veriut në jug, konfirmohet me një të dhënë spektakolare të Organizatës Botërore të Turizmit, e cila për tre muajt e parë të këtij viti e rendit Shqipërinë të tretën në botë dhe në VEND TË PARË në Europë sa i takon rritjes turistike krahasuar me periudhën përpara pandemisë, duke paralajmëruar kështu edhe një sezon fantastik veror”, shkruan Rama.
Turizmi ndërkombëtar ka lënë pas ngërçin me pandeminë, duke iu rikthyer normalitetit. Një nga vendet që ka pasur një fluks të lartë turistësh në tremujorin e parë të 2023 është pikërisht Shqipëria, krahasuar me shifrat e para pandemisë në vitin 2019.

