OPINION
‘Turizëm alla shqiptar’/ Turizëm elitar apo turizëm masiv? Analizë nga Endri Tafani
Nga Endri Tafani
Turizmi ose është elitar, pak njerëz dhe çmime të larta, ose është masiv, shumë njerëz dhe çmime të ulta.
Shqipëria po tenton rrugën e tretë. Turizëm alla shqiptar, shumë njerëz dhe çmime të larta.
Turistët vijnë në Shqipëri se ishte më lirë se vendet e tjera. Jo se kemi plazhet më të bukura, se Greqia ka me mijëra më shumë. Jo se kemi qytetet apo fshatrat me të bukura, se Italia ka me mijëra më shumë. Thjesht në Shqipëri ishte më lirë.
Them ishte më lirë, sepse tani nuk është më.
E para falë gjumit të Bankës së Shqipërisë dhe pareve të pista, forcimi i lekut shkatërroi ekonominë prodhuese kështu që gjithë mallrat e konsumit I marrim nga jashtë.
E dyta falë monopoleve të tregtisë çmimet e mallrave të importeve në vend që të bien prej forcimit të lekut, sa vijnë e rriten. Shkurt e marrim ushqimin dhe naftën nga jashtë, i fusim dhe një marzh fitimi per monopolet dhe çfarë hamë, pijme dhe udhëtojmë kushton më shumë se në Europë.
E treta falë qeverise dhe bashkive që me numrin e frikshëm të lejeve të ndërtimit dhe shfrytëzimit të bregut të detit, kanë krijuar një katrahure dhe shtrenjtim të kostove të një dite plazhi të më kohë të humbur trafik, plehra mungesë uji dritë parkimi dhe qershia mbi tortë çmimeve të shezlloneve, rrjepja me è pafytyre e turisti që e detyron ta marrë si mall sbezllonin se nuk ka asnjë vend ku të rrijë.
Në fund të ditës, jo vetëm shqiptarët e thjeshtë nuk shkojnë dot në plazh prej çmimeve dhe stresit që akumulohet në një katrahure betoni e shërbimesh, por dhe të huajt do fillojnë ta braktisin e do vijnë gjithnjë e më pak.
Në kushtet kur Shqipëria sa vjen e zvogëlohet në popullsi do iu lejmë trashëgim brezave të ardhshëm struktura betoni të shëmtuara në bregdet, të braktisura në fatin e tyre.