Connect with us

Ekonomi

Turizmi rriti në 104 milionë euro depozitat bankare në valutë, në 3-mujorin e tretë të vitit

Sezoni turistik dhe kthimi i emigrantëve, shënuan një rritje të theksuar të depozitave bankare në euro në tremujorin e tretë të këtij viti.

Sezoni veror 2020  ndonëse nuk ishte një sezon i zakonshëm për shkak të situatës nga pandemia covid-19, sërish shënoi rritje të konsiderueshme të depozitave në euro.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, 104 milionë euro u rritën depozitat në monedhën europiane gjatë tremujorit të tretë 2020.

Kjo rritje është më e ulët krahasuar me vitin e kaluar, kur rritja kishte qenë gati dy herë e gjysëm më e lartë, por sërish nuk është më e ulëta e viteve të fundit. Për shembull, në tremujorin e tretë 2017, depozitat ishin rritur në vlerën e 62 milionë eurove.

Gjatë tremujorit të tretë, në Shqipëri hynë 1.3 milionë shtetas të huaj. Krahasuar me vitin e kaluar, Shqipëria priti rreth dy milionë vizitorë të huaj më pak, megjithatë shifrat ishin disi më të mira se parashikimet, duke pasur parasysh situatën e pandemisë. Ndërsa eksportet shfaqën një tendencë në përmirësim gjatë kësaj periudhe në vlerën 69.1 miliardë lekë dhe gjallërimi i tregut të pasurive të paluajtshme, që financohet në një pjesë të madhe nga prurjet valutore u rrit me 5% në 6-mujorin e parë të vitit.

/ATSH/

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *