Connect with us

Pinknews

“Turp, produksioni e shfrytëzoi”/ Ndjekësit i dalin krah Ilnisës: Duan ta nxjerrin

Situata e dhomës së izolimit duket se e ka revoltuar publikun, i cili ka shpërthyer në komente.

Mbrëmjen e djeshme u vendos nga “Vëllai i madh” që Ilnisa dhe Meritoni të qëndrojnë në dhomën e izolimit së bashku me Eglën e më pas do të jetë publiku ai që do të vendosë të eleminojë një prej tyre.

Duke u bazuar në sondazhet që qarkullojnë në rrjetet sociale, duket se Ilnisa është banorja më e rrezikuar për të lënë garën, duke qenë se Egla dhe Meritoni kanë shkaktuar më shumë polemika në shtëpi.

Mirëpo, kjo nuk i ka pëlqyer një pjese të mirë të publikut i cili ka shpërthyer ndaj produksionit në komente duke u shprehur se Ilnisa po sakrifikohet padrejtësisht dhe po bëhet ‘kurban’ i veprimeve të Eglës.

Advertisement