Kosova
TURP të kesh, lëpirsja e presidentit shan Bakoyannis pasi bëri përsëri nervoz Vuçiçin
Shefi i të ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkovic, ka reaguar pas deklaratave të fundit të raportueses për Kosovën në Këshill të Europës, Dora Bakoyannis, e cila tha se është sulmuar nga lidershipi serb pse ka përpiluar një raport pro anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë.
Petkovic sërish iu drejtua me fjalë të ashpra dhe e akuzoi atë se po e mbron Kosovën, duke vazhduar propagandën se në Kosovë po kryhet “spastrim etnik ndaj serbëve”.
“Turp të kesh Dora Bakoyannis! Nuk dihet se çfarë është më keq, raporti juaj skandaloz apo gjithçka që thoni në mbrojtje të të ashtuquajturës Kosovë! Ju përmendët reformat e shumta të supozuara që janë bërë nga e ashtuquajtura Kosova për anëtarësim në Këshill të Europë dhe nuk the asnjë fjalë që Prishtina nuk e ka formuar Asociacionin prej 11 vjetësh, apo edhe se arreston dhe rreh serbet. Prishtina ndalon mallrat serbe prej 10 muajsh, heq dinarin dhe ndalon rrogat dhe pensionet për serbët, kryen spastrim etnik të serbëve, kryen dhunë institucionale, imponon kryetarë të komunave të rremë në veri, shkatërron varrezat serbe dhe vjedh pronat serbe… Keto nuk ishin te shkruara në raportin tuaj të turpshëm!” – ka shfrehur zemërimin Petkoviç.
Deputetja e Asamblesë së KiE Bakoyannis ka shkruar se asnjë kandidati nuk i është kërkuar të kryejë kaq shumë reforma para se të sillet për diskutim çështja e pranimit të tij në organizatë sesa Kosovës, duke thënë se kjo me gjasë ka qenë edhe arsyeja pse 83 për qind e Asamblesë votoi pro raportit.