Connect with us

Bota

Turqia alarmon botën: Lufta Iran-Izrael do sjellë katastrofë njerëzore në Evropë

Presidenti turk, Tayyip Erdogan paralajmëroi se sulmet izraelite ndaj Iranit rrezikojnë të shkaktojnë një valë emigracioni drejt Evropës. Kjo deklaratë e tij ka ardhur gjatë një telefonate me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Presidenti ynë deklaroi se ndikimi i këtij përshkallëzimi të dhunës të shkaktuar nga sulmet izraelite mund të dëmtojë rajonin dhe Evropën në aspektin e migrimit dhe se ekziston mundësia e një derdhjeje bërthamore”, thuhet në një deklaratë të presidencës turke.

Turqia, e cila ndan një kufi prej 500 kilometrash me Iranin, nuk ka regjistruar një rritje të mbërritjeve nga Irani gjatë javës së kaluar.

“Konflikti që filloi me sulmin e Izraelit ndaj Iranit është një kërcënim i madh për sigurinë rajonale“, shtoi Erdogan gjatë bisedës së tij me Merz, duke bërë thirrje për një kthim në tryezën e negociatave.

Çështja e emigrimit kishte tensionuar marrëdhëniet midis Bashkimit Evropian dhe Ankarasë, e cila u akuzua për inkurajimin e refugjatëve sirianë që kërkuan strehim në territorin e saj për të vazhduar drejt Evropës. Një marrëveshje e vitit 2016 midis BE-së dhe Turqisë parashikonte që Ankaraja do të mbante një numër të madh refugjatësh sirianë në territorin e saj.

Advertisement