Connect with us

Pinknews

‘Ty të kam zar’/ Plas keq mes Luizit dhe Maestros

Luizi dhe Armaldo kanë pasur një debat mes tyre ditën e sotme. Shkak u bë grupimi i Luizit. I pyetur nga Armaldo se kë ka ushtarët e tij, ai i tha se ka ushtarë dhe aleatë. Luizi u shpreh se Maestron e ka zar.

“Ty të kam zar. Të hedh kur të dua unë.”, i tha Luizi-Armaldos.

” O gjeneral, e di çfarë do bësh ti? Kur të mblidhen të gjithë për ndarjen e punëve, aty thuaja të gjithve në sy se çfarë i ke. Tregoji ushtarët.”, iu përgjigj Armaldo. 

“Po aty do ta them. Do ta filloj nga ty.”, iu përgjigj Luizi

“Po Beatin?”, pyet Armaldo.

“Aleat”, përgjigjet Luiz.

” Do i marrësh vesh dhe aleatët e tjerë. Vetëm mos harro që ty të kam zar. Të kap të hedh kur të dua”, i thotë Luizi. 

” Po ti e di ça të kam unë? Lulush.”, përgjigjet Armaldo

” Ti më ke idhull”, përfundon bisedën Luizi.

Advertisement