Kronike
“U abuzua me hedhjen e gazit”/ Boçi për protestën: Të agresohet më shumë
Nënkryetari i PD-së Luçiano Boçi tha se protesta e opozitës e mbajtur të hënën e kaluar i ka lënë një shije pozitive për mënyrën sesi u interpretua nga qytetarët dhe demokratët.
“Shije shumë pozitive në raport me pjesëmarrjen dhe mënyrën si u interpretua nga qytetarët dhe demokratët sepse vendosi një standard të mosbindjes civile.
Nuk pati standardin e mbajtjes së fjalëve, ishte marshim jo shumë i planifikuar, në kuptimin që i bindeshim qytetarëve. Ndikoi në opinion dhe përjetoj Shqipërisë, pasi pati jehonë ndërkombëtare”, tha Boçi në emisionin ‘Kjo Javë’.
Ish-deputeti demokrat tha se në protestë policia ka abuzuar me hedhjen e gazit lotsjellës dhe sprajtit. Sipas tij detyra e tyre është të mbrojnë jetën e qytetarit.
“Mund të kishte dhe një ide për rikthim të Kuvendi, por ndodhi një përplasje e panevojshme dhe brutale, sepse policia pa zero arsye e mbushi gjithë sheshin me gaz lotsjellës, ndërkohë që ne nuk kishim arritur. Me pjesën e gazit dhe sulmet e policisë ishte një abuzim shumë i madh. Ndikoi te protestuesit. Ka patur raste që p.sh. te bashkia jemi goditur direkt me spraj.
Policia është në detyrën e saj, është e parapërgatitur, ndërsa qytetari është i zhveshur me elementë mbrojtjes. Detyra e institucionit të rendit është të ruaj jetën e qytetarëve. Ata që s’duhet të lëndohen në protestë, nuk janë policët, sepse kanë skafandër e mjete mbrojtëse, por qytetarët”, tha Boçi.
Ndër të tjera ai u shpreh se, protesta instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, duke shtuar se duan që të vazhdojë edhe më tej dhe të agresohet më shumë.
“Instaloi standardin e sjelljes së aksionit politik të PD në raport me mosbindjen civile, është përballje dhe kryerja e çdo veprimi për arritjen e qëllimit tonë sepse situata është destabilizuar. Nuk kemi rënë në qetësi, sepse pati një përballje në parlament para seancës. Ne ishim përgatitur për një reagim të fortë, por seanca u shty në mënyrë të njëanshme.
Duam që të vazhdojë më tej dhe të adresohet më shumë. Njerëzit janë të karikuar dhe nuk janë nga ato bateritë që duhet t’i karikojmë ne. Janë me autonomi, nuk e kanë impulsin e jashtëm, por të brendshëm. Protesta është komunikim politik, dhe kur ti i del në ballë, jep mesazhin se je për interesat e tyre, jo për interesa personale”, tha Boçi