Kronike
Aksidentoi të miturin, policia: Arrestohet shoferi
Policia e Elbasanit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me aksidentin e ndodhur pak minuta më parë në lagjen 5 maj të këtij qyteti. Forcat Blu bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit i identifikuar me inicialet A.S 26 vjeç është shoqëruar në Komisariat.
Në majet e siguruara nga Panorama.al shihet makiona e përfshirë në aksident e cila është me xhama të thyer pasi pas aksidentit banorët e zonës e kanë goditur me gurë ndërkohë që kanë rrahur dhe shoferin.
Ndërkohë Policia bën me dije se i mituri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
NJOFTIMI I POLICISË:
“Rreth orës 16:00, në lagjen “5 Maji”, shtetasi A. S., 26 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka aksidentuar një shtetas të mitur 4 vjeç, i cili është transportuar në spital, për ndihmë mjekësore dhe aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve procedurale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”.