Connect with us

Kronike

U arratis me të dashurin pas plagosjes me armë të bashkëshortit të saj, e reja vetëdorëzohet në Policinë e Fierit! Autori ende në kërkim

Melisa Hoxhallari, e reja që u arratis pasi i dashuri plagosi me armë zjarri bashkëshortin e saj është vetëdorëzouar në policinë e Fierit.
Ndërkohë autori i dyshuar Klement Beqaj, ndodhet ende në kërkim
Ngjarja u regjistrua në fillim të këtij viti në sy të fëmijës së tyre vetëm 9-vjeç.
Gledian Hoxhallari u plagos mbrëmjen e së dielës (5 janar) në një lokal tek ‘Zogu i Zi’ në Fier, nga autori i dyshuar, Klement Beqaj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim M. H., 29 vjeçe, pasi Gjykata e Fierit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. Më datë 05.01.2025, në lagjen “Apollonia”, dyshohet se shtetasi K. B. (aktualisht në kërkim), në bashkëpunim me 29-vjeçaren, plagosi me armë zjarri, shtetasin G. H., 40 vjeç”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Advertisement