Kronike
U arrestua në makinën e blinduar bashkë me Doklen
Gjykata e Tiranës ka lënë në burg Fatjon Muratin, i akuzuar për arsenalin e armëve ne zonën e egut, të kapura në korrik të ketij viti. Gjykata ka pranuar lerkesën e prokurorisë duke caktuar arrest me burg për Muratin i cili u kap duke udhëtuar me një mjet të blinduar brenda të cilit ishte Indrit Dokle dhe kunati i tij. Kujtojmë se automjeti u ndalua gjatë një kontrolli rutinë. Mjeti ku po udhëtonte Indrit Dokle u ndalua nga një patrulle policia rreth orës 20:00 , të së shtunës, në zonën e Kasharit apo sic njihet bulevardi Migjeni.
Arrestimi i tij u bë i mundur pasi rezultonte bashkëpunëtor i shtetasit Kristjan Gjini i arrestuar gjate operacionit “Ruger” ku në dy ambiente të marra me qira në një kompleks rezidencial, u zbuluan armë të ndryshme, silenciator, maska dhe radio policie. Në këtë operacion i zhvilluar në muajin korrik ndalua edhe një vajzë.