Connect with us

Politike

U arrestua pas video-skandalit, ja sa vite burg rrezikon ish-kryebashkiaku i Kukësit

Ish-kreu i Bashkisë së Kukësit Safet Gjici është arrestuar ditën e sotme në Tiranë pas një urdhëri të SPAK. Sipas gazetares Klodiana Lala, Gjici rrezikon një dënim deri në 7 vite burg, pasi ndaj tij janë ngritur akuza për korrupsion pasiv bazuar në Nenin 260.

Kryebashkiaku i dorëhequr i Kukësit Safet Gjici u vu nën hetim nga SPAK në 16 qershor, pas publikimit të video-skandalit ku ai shfaqej duke kryer marrëdhënie seksuale në zyrën e tij në Bashki. Në videon e publikuar të skandalit seksual, Gjici u dëgjua teksa i premtoi një tender për vaksinimin e qenëve në Kukës, Alma K. vajzës me të cilën po kryebte marrëdhënie seksuale./dosja.al

Advertisement