Connect with us

Kronike

U arrestua pasi vrau gruan, vetëvritet në qeli 62 vjeçari

Vetëvritet në burg Xhafer Uruçi, 62-vjeçari që goditi me thikë gruan e tij. Sipas mediave italiane, ai u gjet i pajetë në qelinë e burgut ku ishte transferuar. Ai u vetëvar duke përdorur një çarçaf. Uruçi ishte i vetëm në qelinë e paraburgimit në pritje të vendimit që do të jepnin organet kopetente.

Disa ditë më parë, ai vrau gruan e tij, Zenepen, e kjo e fundit në momentet e fundit të jetës i dërgoi një audio në Whatsapp djalit të tyre, i cili ndodhej në Bolsena: Më ndihmo!.

Por krimi duket se kishte tronditur autorin, të cilin ka qenë një nga policët e burgut që e ka gjetur të vdekur në qeli. 62-vjeçari ishte takuar tashmë me psikologen e burgut. Për më tepër, qelia në të cilën ai u vetëvra, ndodhet pranë infermierisë së burgut, por fatkeqësisht ka qenë e pamundur që ai të shpëtohej. Në momentin që i shkoi ndihma, ai nuk kishte shenja jete.

Advertisement