Connect with us

Kronike

U arrestua për drogë dhe u lirua 3 muaj më parë nga Amnistia, ish-efektivi i “Shqiponjave” plagoset me thikë

Ish-efektivi i policisë, Lavdosh Metaj, i cili u arrestua në vitin 2021 për shpërndarje kokaine mësohet se është plagosur me thikë. Bëhet me dije se Metaj, i cili ishte liruar 3 muaj më parë më parë pasi përfitoi nga Amnistia, dyshohet është goditur me thikë nga roja i një hoteli në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Po ashtu mësohet se 41-vjeçari kishte parkuar automjetin brenda hapësirës së hotelit në lagjen nr.1 të qytetit të Sarandës dhe kur ka shkuar ta marrë, nuk ka pranuar të kryejë pagesën. Metaj u arrestua më 12 qershor 2021 pas një operacioni të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, në kuadër të hetimeve qe zhvilloheshin ndaj tij për shpërndarje kokaine ne Sarandë.

Në momentin e arrestimit në flagrancë, efektivit iu sekuestruan 11 doza kokainë, me peshë totale 5 gramë, ndërsa gjatë kontrollit në shtëpi, iu gjetën edhe 165 gramë, lëndë narkotike, e të njëjtit lloj, kokainë, si dhe një peshore elektronike. Më 10 nëntor 2022 ai është dënuar me 5.4 vite burg nga Gjykata, pasi u shpall fajtor për shpërndarje të lëndëve narkotike. Vendimi e dënoi atë me 8 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje.

Advertisement