Connect with us

Aktualitet

U arrestua sot, Haxhia në 2017 hapi zjarr me automatik në lokal

Ishte viti 2017 kur qetësia u prish në Lushnje, e në qytet u shënua masakra e parë pas viteve të trazuara kur në qytet qarkullonte Aldo Bare dhe “ushtarët” e tij. Më 11 tetor, në një lokal në mes të qytetit u vranë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha. NTV.al rikthehen edhe njëherë videon e siguruar atëherë nga Report Tv duket momenti kur Laert Haxhia, i cili u arrestua sot në Greqi dhe Orges Bilbili hapin zjarr me automatik në lokal, dërsa kishin në shënjestër nipin e Aldo Bares, Xhulio Shkurtin.

Pas vrasjeve, autorët janë largua me shpejtësi rrufe me një makinë tip Benz, ndërsa edhe njerëzit që ndodhen pranë vendit të ngjarjes ikin me vrap. Nga ngjarja mbetën të vdekur Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha, ndërsa u plagosën Marius Xhepexhiu, pronar i lokalit ku ndodheshin dy viktimat si dhe një kalimtar. Edhe pse të filmuar, asnjë prej të dyve nuk e ka pranuar përfshirjen në ngjarje, megjithatë të dy janë dënuar në mungesë.

N ëse për Haxhiun u angazhuan dy Polici, ajo e Shqipërisë dhe e Greqisë për ta prangosur, Orges Bilbili u arrestua nga rastësia në prill të vitit 2020, kur i gjithë vendi ishte në shtetrrethim prej pandemisë së koronavirusit.  Bilbili ndodhej në zonën e Xhamllikut ku po lëvizte me këmbë kur është pikasur nga polici i Shqiponjave. Bilbili i tha policit se do e qëllonte dhe i drejtoi armën. Në këtë moment, polici pasi e ndoqi me vrap dhe e paralajmëroi derisa më pas e qëlloi në këmbë duke mundësuar kapjen e tij.

Advertisement