Connect with us

Kronike

U arrestuan gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike, dalin para gjykatës 12 persona

Dymbëdhjetë persona, të arrestuar gjatë megaoperacionit kundër lëndëve narkotike në Vlorë, do të dalin këtë të shtunë para gjykatës.

Në gjykatën e Vlorës, deri më tani kanë mbërritur Eduart Ahmeti, Idlir Omeri, Bebeto Basha, Julian Shabani, Klajdi Muca, Ari Myrtaj, Lisandro Murati, Gerand Nebiu dhe Jurgen Breshani. Ata do të njihen me masën e sigurisë.

Gjatë operacionit “Tempulli”, që u zhvillua pak ditë më parë në disa qytete, në qytetin e Vlorës ranë në pranga 69 persona.

Advertisement