Connect with us

Sport

U dëmtua rëndë, vendoset fati i Neymar në Katar

Pas dëmtimit të Neymar, për trajnerin Tite tashmë s’do të jetë i gatshëm të luajë as mbrojtësi Danilo. Në një konferencë për shtyp Tite u duk optimist dhe tha se Neymar dhe Danilo do të luajnë sërish në “Katar 2022”.

“Unë mendoj se Neymar dhe Danilo do të vazhdojnë të luajnë në këtë Kupë Bote. Ky është mendimi im, nuk mund të hyj në çështje mjekësore që nuk janë në kompetencën time. Neymar pësoi më shumë faulle se kushdo tjetër në raundin e parë të Kupës së Botës, ai luajti i dëmtuar për disa minuta dhe ne nuk e kuptuam këtë. Në çdo rast, ne besojmë se ai mund të kthehet të luajë këtu në Katar”,- u shpreh Tite.

Advertisement