Politike
‘U denoncua nga Fredi Beleri’/ Mediat greke jehonë arrestimit të kryebashkiakut të Himarës
Mediat greke i kanë bërë jehonë arrestimit për shpërdorim detyre i kryetarit në detyrë të bashkisë së Himarës, Jorgo Goro.
“Kathimerini” shkruan në një artikull të saj se ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre “për krijimin e dokumenteve të rreme për të marrë tokë qeveritare për një ish-deputet i cili planifikoi të ndërtonte një resort turistik privat atje”.
“Një tjetër person u arrestua dhe tre zyrtarë të tjerë të bashkisë Himarë dhe Vlorë u vendosën në arrest shtëpie. Të pestët përballen me deri në shtatë vjet burg nëse shpallen fajtorë. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga Goro apo avokati i tij të shtunën”, shkruan Kathimerini, e cila thekson se “Goro ishte akuzuar nga politikani i burgosur Fredi Beleri se kishte prodhuar dokumente të rreme në lidhje me pronën prej 5512 metrash katrorë për resortin”, thuhet në artikull.